Niset për në Austri ariu i fundit që mbahej skllavërisht në restorantet shqiptare

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.12.2022, 20:54

Në Europë kafshët e egra apo edhe të buta mbahen në një kopësht zoologjik, ku stafi i trajnuar kujdeset për t'a si të ishin në natyre. Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, ju mund të gjeni arinj, ujq, shqiponja etj, të kyçura në kafazet e disa restorante.

Kafshët mbahen në kushte të mjerueshme pa ndonjë arsye të veçantë, vetëm e vetëm për të treguar "kafshërinë" e pronarëve të këtyre restoranteve. E megjithatë në këtë histori ka dhe lajme të mira

Më datë 7 dhjetor, do të niset drejt Austrisë ariu i fundit që mbahej kyçur në një restorant në Tiranë. Organizata "Four Paws" bën me dije se ariu quhet Mark, është i moshës 24 vjeç dhe është në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

"Organizata globale e mirëqenies së kafshëve FOUR PAWS aktualisht po përgatitet për shpëtimin e ariut të fundit të restorantit në Shqipëri, ariut të murrmë Mark, 24-vjeçar. Marku është mbajtur si atraksion turistik pranë një restoranti në Tiranë ku ka jetuar pothuaj të gjithë jetën në një rrethim të vogël me dysheme betoni, pa asnjë mundësi për të jetuar si ari. Aktualisht shëndeti i Markut nuk është në gjendje të mirë dhe ai ka nevojë urgjente për kujdesin e duhur. Shpëtimi i Markut është një moment historik i rëndësishëm për mirëqenien e kafshëve të egra në Shqipëri. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se puna jonë në Shqipëri ka përfunduar. FOUR PAWS kërkon një ndalim total të mbajtjes private të arinjve dhe luanëve dhe tigrave dhe u kërkon autoriteteve të ndërmarrin urgjentisht iniciativën për të luftuar tregtinë e paligjshme në rritje të kafshëve të egra për të parandaluar daljen e saj jashtë kontrollit. Gjithashtu, krijimi i një strehimoreje për kafshë të egra në Shqipëri është i nevojshëm për të bërë të mundur sekuestrimin dhe konfiskimin e kafshëve të mbajtura ilegalisht" – njofton organizata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit