Bllokohet vaji i ullirit, Ministria nuk siguroi eksport për prodhimin e fermerëve

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.12.2022, 20:37

Fermerët janë në kulmin e sezonit të bërjes së vajit të ullirit. Për afro dy vite, rendimenti ka qenë i lartë por tregu nuk është i sigurtë. Fermerët shqiptarë punojnë dhe prodhojnë shumë por nuk kanë një treg të dedikuar për të shitur. Vajin që e bëjnë ua shesin miqve dhe te të afërmit, pasi eksporti për jashtë vendit nuk kryhet.

Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë shihet si fajtore për mungesën e hapjes së tregut. Ditë e natë, titullarët e këtij institucioni kanë përmendur 'Ballkanin e Hapur' si ura e shpëtimit për fermerët, por nuk janë të zotë të ndihmojnë këta të fundit të shesin prodhimin shqiptar më tradicional, vajin e ullirit.

"Prodhuesi shqiptarë çalon sepse vajin shqiptar në të vërtetë nuk e njohin shumë. Kur ne kujtojmë vajin ulliri grek gjithmonë na shkon mendja tek varieteto kornie. Po Shqipërinë a e njeh ndokush për varietet e saj siç është kalionoti?! Shqipëria nuk eksporton dot për shkak se duhet të ketë politika shumë të mira eksportuese. Ne në Shqipëri nuk kemi një institut të mirëfilltë të mbushur me laboratorë që të përcaktojnë të gjitha standardet. Si do e shesësh ti këtë vaji ulliri, me çfarë cilësie dhe kategorie?" – tha për Top Chanel, Onejda Kyçuk.

Këtë vit shumë fermerë i braktisën ullinjtë duke i lënë ata të kalben në pemë. Çmimi i vajit të ullirit është më i lirë se vaji i lulediellit që shitet në markete. Për më tepër, asnjë market nuk tregton vajin e fermerëve shqiptar, por shesin vaji të paketuar nga Greqia apo Spanja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit