Filluan punimet për heqjen e mbetjeve të spitalit modular në Tetovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2022, 14:15

Pesëmbëdhjetë muaj pas rastit tragjik në modularin e Tetovës, sot kanë filluar punimet për heqjen e mbetjeve të objektit të shkrumbuar.

Mos heqja e modularit për kaq kohë të gjatë, nga drejtuesit e spitalit arsyetohej me ndalesën nga ana e prokurorisë, leje kjo që Spitalit klinik të Tetovës iu dha para vetëm një muaji, ku u deklarua se objekti nuk është më pjesë e provave materiale për hetimin.

Punimet për heqjen e modularit pritet të zgjasin dy ditë, ka informuar drejtori i Spitalit klinik të Tetovës,raporton alsat.Në vendin e modularit, pas heqjes së mbetjeve, pritet të krijohet një park të vogël, ku edhe do të vendoset pllaka përkujtimore e 14 viktimave që humbën jetët natën e kobshme të tetë shtatorit, vitin e kaluar.

Për rastin e djegies së modularit të Tetovës, për të tretën herë që nga shtatori, ka dështuar fillimi i seancës gjyqësore, ku të akuzuar janë dy ish drejtorët e Spitalit klinik, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe mjeku përgjegjës i modularit Boban Vuçevski si dhe Spitali klinik i Tetovës si subjekt juridik. Seanca e radhës është e caktuar pas katër ditësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit