E konfirmon OKB: Shtatë student dënohen me vdekje në Mianmar

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.12.2022, 10:28

Junta ushtarake në Mianmar ka dënuar me vdekje të paktën shtatë studentë, duke e çuar në 139 numrin e të burgosurve në pritje të ekzekutimit. Lajmin e ka bërë të ditur Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

"Duke përdorur dënimet me vdekje si një mjet politik për të shtypur opozitën, ushtria po rikonfirmon përbuzjen e saj për përpjekjet e ASEAN dhe komunitetit ndërkombëtar në tërësi për t'i dhënë fund dhunës dhe për të krijuar kushte për dialog politik”, tha Turk.

Sipas mediave lokale, studentët nga Yangon u arrestuan në prill dhe u akuzuan si të përfshirë në një incident me armë zjarri në një bankë.

"Vendosja e dënimit me vdekje ndaj studentëve është një akt hakmarrjeje nga ana e ushtrisë”, deklaroi edhe sindikata e studentëve të Universitetit Dagon.

Dënimet e reja me vdekje u njoftuan pas ekzekutimit në korrik të katër personave, përfshirë ish-ligjvënësit Pio Zeya Tao dhe aktivistin pro-demokracisë Kyaë Min Yu. Këto ishin ekzekutimet e para në Mianmar në tridhjetë vjet.

Vendi është zhytur në kaos që kur ushtria përmbysi qeverinë e Aung San Suu Kyi në shkurt 2021.

Sipas një organizate lokale, rreth 2,280 civilë janë vrarë dhe 11,637 janë burgosur si pjesë e goditjes së ushtrisë ndaj të gjitha formave të opozitës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit