Shqipëria e rrit çmimin me 8 lekë dhe Maqedonia e ul, dritëhijet e Bordit të “Transparencës”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.12.2022, 10:13

U krijua për të ndalur babëzinë e bizneseve, por po shndërrohet në një zhvatës për paratë e qytetarëve. Sapo nafta u rrit në bursë, Bordi i Transparencës, që vetëm transparencë nuk tregon, nxitoi të mblidhej e të rriste naftën me plot 8 lekë.

Nga 206 lekë, nafta nga mbrëmja e djeshme shitet me 214 lekë. Më 28 nëntor, kur çmimi i naftës ishte 211 lekë, bordi bëri uljen vetëm me 5 lekë, ndërsa në bursa nafta ra me 60 dollarë për ton, nivelet e para luftës.

Ndërsa kur nafta rritet me 66 dollarë për ton, bordi e rrit çmimin me 8 lekë. Pra 3 lekë më shumë për qytetarët shqiptarë, në kushtet kur edhe dollari është dobësuar. Në krahasim me shkurtin, kur lufta nuk kishte nisur, çmimet në bursë janë thuajse të njëjta dhe në atë kohë çmimi i naftës ishte 180-195 lekë për litër.

Më pas me krijimin e Bordit të Transparencës, çmimi i naftës është kontrolluar shumë më keq seç do ta bënte vetë konkurrenca e tregut. Me hyrjen e Bordit në muajin mars, çmimi i naftës arriti në 217 lekë.

Ndërkohë, vendi fqinj i Maqedonisë së Veriut, përtej kufirit, komisioni rregullator uli çmimin e naftës me 4 lekë më 1 Dhjetor, për shkak të rënies së çmimit në bursa. Dy vende në të njëjtin rajon me diferenca kaq të dukshme tregon se mekanizmi është prishur dhe diçka nuk po funksionon.

Interesant është fakti që ka pika, të cilat e mbajnë çmimin e naftës deri në tre lekë më të ulët se ai që cakton Bordi i Transparencës, çka është tregues i qartë se ata nuk mbrojnë sa duhet xhepat e qytetarëve, madje janë shndërruar në vegël për të justifikuar rritjet e çmimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit