Putin i thotë ‘PO’ negociatave për Kievin, por ka disa kushte/ A do t’i pranojë Ukraina?

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.12.2022, 10:15

Vetëm duke plotësuar disa kushte Moska do të pranojë të negociojë me SHBA-në, Ukrainën dhe aleatët perëndimorë për t'i dhënë fund luftës 10 mujore. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili shpiegoi se "vija e kuqe" e Rusisë është njohja nga Perëndimi i katër rajoneve të Ukrainës lindore të aneksuara nga Rusia.

Po ashtu Kremlini ka thënë se është i hapur për negociata, por kjo nuk do të thotë se pranon kërkesën e Perëndimit për t'u tërhequr nga Ukraina. Reagimi i Moskës erdhi si përgjigje ndaj deklaratave të bëra nga Joe Biden pas takimit të tij me Emmanuel Macron.

Në këtë takim Biden u deklarua i gatshëm për të biseduar me presidentin rus Vladimir Putin, por vetëm nëse ai ka vullnet për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë, dhe vetëm pas konsultimit me aleatët e NATO-s. Ai nënvizoi gjithashtu se nuk ka ndërmend të komunikojë me homologun e tij rus në të ardhmen e afërt, sepse nuk ka treguar gatishmëri për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz se qëndrimi i Gjermanisë dhe Perëndimit për mbështetjen ndaj Ukrainës ishte katastrofik dhe i bëri thirrje Berlinit të rimendonte pozicionin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit