Një 80-vjeçareje i morën 800 mijë euro/ Ku po e fsheh Olsi Rama-Amant Josifin, bosin e call-centerave?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.12.2022, 19:26

Mauro Jordan, një avokat që përfaqëson rreth 20 persona në çështjen ligjore që shkaktoi hetimin në Katalonjë për mashtrimin në bursa dhe kriptovaluta, ku i përfshirë është edhe Amant Josifi, ka thënë se përmes kësaj skeme, një 80-vjeçareje iu zhvatën gati 800 mijë euro, duke investuar në kriptovaluta, të ruajtura në kuletat dixhitale, të cilat ajo kurrë nuk ishte në gjendje t'i shikonte.

Për katër vitet e fundit, policia rajonale dhe kombëtare spanjolle ka zbërthyer mashtrimet e faqeve të internetit, domeineve dhe platformave që përdoreshin nga mashtruesit, të cilët fitonin miliarda euro.

Kujtojmë se, policia e Spanjës ka lëshuar një urdhër-arresti edhe për Armant Josifin si koka e Call-Centerave mashtrues me kriptomonedhat dhe zhvatjen e milionave ndaj qytetarëve të gadishullit Iberik.

Josifi është koka e një skemë masive mashtrimi me “call center”. Sot, nuk dihet ku fshihet Josifi, por me siguri është futur në një nga skutat e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, me të cilin ka qenë ortak për disa vite.

Megjithatë, pavarësisht denoncimeve të shumta nga JOQ ALBANIA, ende nuk ka një urdhër arresti për Olsi Ramën, i cili deri më tani ka qëndruar në hije, por që të gjithë e dinë që koka e shumë mashtrimeve në internet, është vetë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit