Taravari: S’kemi ftesë për hyrje në Qeveri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2022, 17:23

Emrat të cilët fliten si ministra të ardhshëm të Aleancës për Shqiptarët në formatimin e qeverisë nuk janë të saktë, thotë kreu i kësaj partie Arben Taravari. Ai këmbëngul se nuk ka akoma ftesë nga kryeministri dhe kur të ketë, do të ketë dhe grup negociator, për shkak se për momentin partia nuk ka kryetar të zgjedhur në kongres.

“Kur të fillojmë negociatat ne do t’ju informojmë. Në qoftë se fillojmë… Për momentin nuk ka. Unë e di se ka spekulime nëpër portale, nëpër media, jemi temë diskutimi, dhe kjo është mirë për Aleancën për Shqiptarët kur bisedohet për ne, por s’ka asgjë konkrete. Unë e di se ka edhe shtatë-tetë ministra të cilët përmenden me emër si ministra të ASH-së por me plot përgjegjësi them se asgjë s’ka të saktë prej saj”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Zërat për zgjerimin eventual të shumicës nuk i kanë hedhur poshtë as kryeministri Kovaçevski dhe as kreu i ASH-së Taravari. Megjithatë, ata thonë se takimi i zhvilluar kohë më parë ishte mbi parimet e eurointegrimit dhe të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Me idenë e zgjerimit të shumicës nuk janë të kënaqur partnerët më të vegjël të koalicionit. Sipas Alsat M, kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov tha se shumica është stabile me 64 deputetë dhe se me përfshirjen e një partie tjetër shqiptare shkelet përfaqësimi i drejtë etnik.

“Në përgjithësi mendoj se nuk ka nevojë të zgjerohet shumica parlamentare sepse 64 deputetë janë një shumicë stabile që qeveria të funksionojë me kapacitet të plotë. Mendoj se ideja për zgjerimin e shumicës me Aleancën erdhi nga BDI-ja, nga z. Ali Ahmeti, që të amortizohet kriza e brendshme në BDI dhe ajo ide supozoj se është pranuar nga kryeministri Kovaçevski”, tha Pavlle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Prej javësh flitet se negociatat zhvillohen për ndarjen e disa resorëve mes partnerëve të koalicionit me Aleancën për Shqiptarët por zërat janë mohuar nga të gjitha palët e përfshira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit