Reportazhi i AFP-së në “Londrën e Vogël”, hasjanët: Mbahemi nga emigrantët në Angli, por vilat kanë mbetur bosh

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.12.2022, 13:19

Mediat angleze, por edhe ato franceze po i kushtojnë një rëndësi të madhe emigrantëve të shumtë që po kalojnë kanalin e La Manshit, i ndodhur mes Francës dhe Britanisë, dhe po mbërrijnë në Angli, ku kërkojnë të ndërtojnë një jetë të re.

Shqiptarët janë një pjesë e të shumtëve, por fakti që Shqipëria është vend i sigurt e ka postuar vëmendjen tërësisht te emigrantët nga vendi ynë që mbërrijnë në Angli. Së fundmi, Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), ka zbarkuar në Has, ku ka zhvilluar një reportazh.

Hasjanët janë të shumtë në Angli dhe një pjesë e madhe e djemve të rinj mbërrijnë çdo vit në qytetet britanike për të punuar atje. AFP e quan “Londra e Vogël” qytezën në afërsi të Kukësit, teksa ka marrë edhe prononcime të banorëve të zonës në lidhje me largimin e rinisë së tyre në Angli.

“Këtu varfëria është në kulm, pavarësisht se emigrantët kanë sponsorizuar e kanë ndërtuar vila. Por vilat e Hasit janë bosh”, tha Drita Meshi, mes lotësh për mallin që ka për të afërmit e saj që ndodhen në Angli apo në shtete të tjera.

“Shqiptarët nuk janë kriminelë, por shkojnë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt”, tha Granit Gojani, duke kundërshtuar deklaratat e medieve angleze dhe një pjese të politikanëve se shqiptarët janë kriminelë dhe mbërritja e tyre ne Angli forcon bandat kriminale.

Një koment për këtë e bëri edhe kryebashkiaku i Hasit, Liman Morina i cili mban në zyrën e tij një fotografi të mbretëreshës së ndjerë. “Hasjanët kanë punuar në mënyrë të mrekullueshme për të mbajtur familjet.

80 për qind e familjeve mbahen me të ardhurat që vijnë nga Anglia, sepse në të kundërt Hasi do ta kishte të vështirë të jetonte”, shprehet kryebashkiaku.

Ai thotë se edhe sikur të gjithë shqiptarët të shkonin në Angli nuk do ishin më shumë se një lagje londineze. Ndërkohë fenomeni i largimit masiv edhe të adoleshentëve i ka boshatisur shkollat e Hasit, por jo vetëm, pasi nga Shqipëria po largohen nga të katërta anët e vendit drejt Europës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit