20-vjeçarin shqiptar e tradhton detaji i vogël, polici i vëmendshëm kap shtëpinë e barit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.12.2022, 11:50

Policia britanike ka arritur të zbulojë një shtëpi bari për shkak të një detaji të vogël, për të cilin pronarët e shtëpisë nuk ishin kujdesur. Një 20 vjeçar është arrestuar si kujdestari i bimëve dhe është dënuar me 26 muaj burg.

Policia ka arritur ta zbulojë shtëpinë vetëm për shkak të grilave të brendshme të dritareve. Një prej kolegëve të tyre kishte parë se grilat e brendshme lëviznin të gjitha njëkohësisht dhe në mënyrë të njëtrajtshme.

Pas këtij konstatimi ai kishte njoftuar kolegët dhe policia zbarkoi në shtëpinë e barit. Dyshimi i parë, që rezultoi të ishte i vërtetë, ishte se grilat lëviznin për shkak të ventilimit të fuqishëm brenda shtëpisë, që ndihmonte rritjen e bimëve të hashashit.

Për këtë arsye ata shkuan për kontroll në pronën në fjalë, që ndodhej në Ashton Avenue në Harehills. Ata arritën të hapnin me forcë derën e përforcuar dhe në banesë gjetën 5 dhoma të mbushura me bimë kanabisi, me vlerë prej rreth 92 mijë paundë.

Fillimisht ata nuk gjetën askënd brenda, por më pas rrethuan zonën dhe pas disa orësh mbërriti shqiptari R.Tafa, i cili u vu në pranga, teksa shenjat e gishtave të tij u gjetën në ventilatorët, që përdoreshin për të rritur bimët.

Më pas 20-vjeçari, i cili ishte i pastër penalisht, pranoi se kujdesej për kultivimin e drogës. Avokati i tij mbrojtës tha se i riu ishte larguar nga Shqipëria 1 vit më parë, kishte jetuar në Francë për një farë kohe dhe kishte mbërritur me gomone në Britani. Gjykata e dënoi 20-vjeçarin më 26 muaj burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit