Bënë kërdinë në shtëpitë e italianëve, arrestohen tre shqiptarë, arratiset shefi! Emrat e grabitësve të florinjve

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.12.2022, 10:54

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Mediat fqinje bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Eliton Palaj 33 vjeç, Venigjar Palaj 23 vjeç, si dhe kushëriri i tyre Loni Trushaj 41 vjeç.

Ata akuzohen si grabitës të disa shtëpive në qytetin e Via Venetos dhe në Val di Vara. Eltion dhe Venigjar Palaj ishin me leje qëndrimi të rregullt në shtetin italian dhe ishin punonjës të një kompanie që operon me kontratë në kantierin e Sanlorenzos, ndërsa kushëriri i tyre Trushaj gjendej në Itali me vizë turistike.

Hetimet

Nga hetimet rezulton se të tre të arrestuarit kishin një person që i komandonte, shefi, i fundit ky që arriti të arratisej mbrëmjen e së martës dhe të cilit policia i është vënë në ndjekje.

Bëhet fjalë për njeriun që ndodhej në makinë me Eliton Palajn dhe Trushajn, i cili para se të ndalonte makina, pasi hapi derën goditi me dhunë një oficer, doli nga makina duke u përplasur dhe pasi arriti t’i shpëtonte oficerit, u largua.

Sekuestrimi

Si rezultat i operacionit u bë i mundur zbulimi dhe sekuestrimi i mallrave të vjedhura vlera e të cilave arrinte në mbi 100 mijë euro. Bëhet fjalë për ora, byzylykë, karfica, gjerdan, vathë, unaza, zinxhirë floriri, syze, parfum dhe një gjurmues GPS. Të gjitha sendet e gjetura ishin në shtëpinë e shqiptarëve në via Veneto.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit