Shqiptari i zhvat 18 mijë euro italianit duke u shtirur si vajzë, prej 10 muajsh flisnin në “Messenger”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.12.2022, 19:55

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Itali pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë i ka zhvatur 18 mijë euro një burri.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte krijuar një bandë ku zhvaste burrat pasi i bënte të mendonin se po flisnin me vajza shqiptare. Ervin Sopi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, një nigerian 48-vjeçar (i cili kreu vetëvrasje në burgun e Foggia) dhe Leonardo Rodriquens 29 vjeç nga Manfredonia kanë mashtruar një burrë nga provinca e Foggia-s dhe i kanë marrë me anë të mashtrimeve dhe kërcënimeve plot 18 mijë euro.

Brenda 10 muajsh burri nga Foggia kishte krijuar një lidhje virtuale në “Messenger” me një "vajzë shqiptare". Gjatë bisedave me mesazhe "vajza shqiptare"i kishte thënë se ishte në vështirësi financiare dhe i kishte kërkuar ndihmë. Me shpresën për të nisur një lidhje romantike me "vajzën shqiptare", burri i dërgoi rreth 13 mijë euro në një llogari bankare të shqiptarit të arrestuar nga policia.

Por kur burri vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me "shqiptaren" filluan kërcënimet. Pas kërcënimeve burri i dha "shqiptares" edhe katër mijë euro të tjera dhe ndryshoi numrin e telefonit. Por edhe pas kësaj kërcënimet vazhduan në numrin e babait të tij. Të lodhur nga kërcënimet e vazhdueshme, babë e bir pranuan t'i jepnin edhe një mijë euro "shqiptares".

Arrestimi i dy bashkëpunëtorëve të shqiptarit ndodhi në momentin kur ata po merrnin 1 mijë euro nga burri nga Foggia. Pas kësaj policia arrestoi edhe shqiptarin që cilësohet si kreu i bandës zhvatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit