Elon Musk i sigurt: Brenda 6 muajve do të vendosim çipin e parë në trurin e një njeriu

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.12.2022, 19:32

Elon Musk është "i sigurt" se çipat e trurit të zhvilluara nga kompania e tij neuroteknologjike, Neuralink, do të jenë gati për testime te njerëzit brenda 6 muajve.

Kemi punuar shumë që të jemi gati për njeriun tonë të parë dhe duam që të jemi shumë të kujdesshëm dhe të sigurt se do të funksionojë përpara se ta implementojmë. Kemi dorëzuar besoj pjesën më të madhe të punës sonë në FDA dhe mendoj se brenda 6 muajsh do të mund të kemi Neuralink-un tonë të parë te një njeri.

Çipi i trurit i Neuralink, i cili është rreth madhësisë së një monedhe, ka tela të vegjël të ngulitur me elektroda që synojnë të monitorojnë aktivitetin e trurit dhe të stimulojnë elektrikisht trurin. Neuralink synon të vendosë çipin në kafkën e një personi me një robot që kompania po zhvillon gjithashtu.

Musk demonstroi teknologjinë e re duke treguar një video të një majmuni të pajisur me një çip truri Neuralink. Miliarderi ka ambicie të mëdha për teknologjinë kur aplikohet tek njerëzit. Në fillim, lidhja tru-kompjuter shpreson t'u japë atyre që vuajnë nga kushtet paralizuese një mënyrë për të komunikuar nëpërmjet mendimeve të tyre.

Në të ardhmen, Musk thotë se kompania planifikon të zhvillojë teknologji që mund të rivendosë funksionalitetin e gjithë trupit tek dikush me probleme në palcën kurrizore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit