Rritet numri i të prekurve me HIV / AIDS në Shqipëri, mes tyre edhe një foshnje

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.12.2022, 16:40

Numri i të prekurve me HIV / AIDS në Shqipëri po rritet frikshëm nga dita në ditë. Kështu, vetëm në dhjetë muajt e parë të vitit janë zbuluar 80 të infektuar të rinj. Drejtuesja Ekzekutive e Shoqatës së personave me HIV/ AIDS në Shqipëri Olimbi Hoxhaj tregon për Abcneës se për fat të keq, raporti meshkuj-femrave është tre me një.

Teksa pohoi se mosha e të infektuarve është rritur në mesatarisht 39 vjeç, Hoxhaj nuk nguroi të tregonte edhe arsyet se përse po ndodh diçka e tillë.

Kjo për shkak të sjelljeve homo dhe biseksule të parnerëve në marrëdhënie që është dhe rruga kryesore e transmetimit. Mes të infektuarve dy janë fëmijë. Një prej tyre e ka marrë virusin nga nëna ndërsa një 1 vjeçar dyshohet të jetë infektuar në sistemin shëndetësor.

Një tjetër është në investigim pasi prindërit janë negativ dhe bebja pozitive. Dyshimet, mbetet të investigohet tek shërbimet e kujdesit shëndetësor që i janë ofruar fëmijës para infektimit. Fëmija është në terapi, aktualisht po trajtohet në një vend fqinj”, u shpreh Hoxhaj.

Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, transfuzionet e gjakut, apo edhe kalimi nga nëna shtatzënë te fëmija, janë disa nga rrugët e transmetimit të virusit HIV. Në ditën botërore kundër Sidës, mjekët apelojnë për sa më shumë testime vullnetare. Kjo lloj sëmundje trajtohet, por nuk shërohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit