Veliaj i jep 18 MILIARD LEKË të popullit oligarkëve Gentjan Sula dhe Hamz Islamaj të ndërtojnë Teatrin që prishi!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.12.2022, 14:51

18 Miliard Lekë është fondi nga Buxheti i Shtetit me autoritet prokurues Bashkinë Tiranë që do u jepet oligarkëve Gentjan Sula dhe Hamz Islamaj për fazën e parë të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar që do ndërtohet në vendin ku i vjetri u prish skuthazi gjatë orëve të para të mëngjesit nga kryebashkiaku dhe banda e vasalëve të tij.

Procedura e prokurimit publik që kalon edhe vlerën e një koncesioni, do i jepet në shkelje me ligjin e Prokurimeve Publike oligarkëve gllabërues të vendit, Sulajt e Hamzajt. Kompanitë e tyre AGI-KONS dhe BE-IS janë shpallur fituese nga Erion Veliaj mes 5 kompanive të tjera të cilat janë skualifikuar.

Sulaj njihet si oligarku i Kodrës së Diellit, pronar i disa bizneseve dhe së fundmi ndërtues i një kompleksi vilash në Farkë. Hamzaj është zotërues i një koncesioni, HEC-it të Veleshicës 1 dhe 2. Të dy janë përfitues të shumave të mëdha të parave në Buxhetit të Shtetit në të gjitha fushat e prokurimeve publike, si operatorë ekonomikë të bashkuar apo edhe të vetëm.

Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kjo shumë e madhe parash do të hyjë në xhepat e oligarkëve të Veliajt me përcaktim të tij, pas shuarjes së historisë së Tiranës.

Nëse ende e kishit të paqartë arsyen pse kryebashkiaku ngulmonte aq shumë të prishte Teatrin, arsyen kryesore sapo jua zbuluam miq!

Ishte thjesht një thelë tjetër për të prodhuar motiv për shpërndarje të parave publike që furnizohen nga taksat e popullit për oligarkët e Erion Veliajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit