Demaskimi nga JOQ Albania/ Spanja lëshon urdhër-arresti për Amant Josifin, kur do arrestohet Olsi Rama?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.12.2022, 13:00

I denoncuar disa herë nga JOQ Albania, mashtrimet e Amant Josifit, këshilltarit të ministres së Jashtme Olta Xhaçkës nuk kanë shkuar më në vesh të shurdhët të drejtësisë shqiptare.

Spanja ka lëshuar një urdhër-arresti për Josifin si koka e Call-Centerave mashtrues me kriptomonedhat dhe zhvatjen e milionave ndaj qytetarëve të gadishullit Iberik.

Josifi është koka e një skemë masive mashtrimi me “call center”. Prestigjiozja spanjolle “El Pais”, shkruan se Josifi me skuadrën e tij të brokerave njoshin spanjollët për të investuar në tregjet e kriptovalutave dhe më pas zhdukeshin duke u marrë shuma të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit.

Një fletë-arresti është lëshuar për Amant Josifin, pronar i një call centeri, me lidhje në qeverinë shqiptare, i cili është edhe këshilltar në ministrinë e Mbrojtjes.

Artikullin e plotë të El Pais mund ta lexoni duke klikuar këtu

Lidhjet me Josifit me politikën

Përfshirja e Josifit në një skemë mashtrimi ndërkombëtare është raportuar edhe më herët nga mediat ndërkombëtare, ndërsa kanë dalë në dritë dhe lidhjet e tij me politikën.

Një hetim i Organizatës për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit dhe disa prej mediave evropiane, publikuar në Mars 2020, zbulonte se si Josifi ishte i përfshirë në skemën e mashtrimi përmes call centerave.

“Ai është këshilltar zyrtar i Ministres të Mbrojtjes që nga dhjetori i vitit 2017, kur u emërua nga Olta Xhaçka. Josifi është gjithashtu një ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, me të cilin kishte në bashkëpronësi një firmë telekomunikacioni dhe telemarketing, Pegasus Communications Shpk, derisa Josifi shiti aksionet e tij në dhjetor 2017. Nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një ish gjyqtare e cila tani është Komisionerie për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, një ent i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të shtetit”, thuhej në raportim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit