Alarmohet qeveria! Presidentit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe bazës ajrore spanjolle u mbërrijnë letra-bomba

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 01.12.2022, 12:21

Presidenti i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez, Ministria spanjolle e Mbrojtjes dhe baza ajrore Torrejón de Ardoz ishin marrësit e tre letrave-bomba, përveç dy të dërguara dje, një në ambasadën e Ukrainës në Spanjë dhe tjetra tek një kompani armësh që prodhon raketahedhëse që i janë dhuruar Kievit.

Shërbimet e Departamentit të Sigurisë zbuluan më 24 nëntor një dërgesë postare të dyshimtë. Bëhej fjalë për një dosje drejtuar Sanchez-it, e cila ishte dërguar me postë të rregullt, bën me dije Ministria e Brendshme spanjolle në një deklaratë.

Ndërkohë, po sot në Ministrinë e Mbrojtjes ka mbërritur një letër me eksploziv. Gjithashtu organet e rendit gjetën një mjet shpërthyes të fshehur në një paketë të dërguar me postë në bazën ajrore Torrejón de Ardoz jashtë Madridit, shkruan gazeta El Mundo.

Në incidentin e parë, një oficer i ambasadës së Ukrainës në Madrid u lëndua kur hapi pakon dhe Kievi urdhëroi rritjen e masave të sigurisë në të gjitha përfaqësitë jashtë vendit.

“Policia u informua rreth orës 13:00 (13:00 me orën lokale të Shqipërisë) për një shpërthim brenda ambasadës së Ukrainës në Madrid. Kjo ka ndodhur teksa një punonjës i ambasadës po hapte një letër”, njoftoi policia spanjolle.

Letra, e cila mbërriti me postë të rregullt dhe nuk u skanua, i shkaktoi "një plagë shumë të vogël" në gisht kur oficeri e hapi atë në oborrin e ambasadës, tha Mercedes Gonzalez, një zyrtare e qeverisë spanjolle.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit