Forbes: Shqipëria do të furnizojë 4 milionë italianë, por ende qytetarët e vet nuk kanë 24 orë ujë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.12.2022, 11:08

Fakti që Shqipëria mund të dërgojë ujë deri në Itali, ndërkohë që nuk u ka siguruar ende furnizim 24 orë qytetarëve të vet ka çuditur edhe “Forbes”, revistën e njohur. Gazetari Joseph Hammond shkruan se tubacioni nënujor do të dërgojë ujë nga Gjirokastra drejt rajonit të Puglias në Itali.

Ky projekt i financuar nga shteti italian do të kushtojë rreth 1 miliardë euro dhe do të shtrihet në një gjatësi prej 85 kilometrash në ujë dhe 120 kilometrash në tokë. Ujësjellësi do t’i shërbejë rreth 4 milionë njerëzve të vendosur në rajonin pranë Shqipërisë.

Në rast se ky propozim miratohet, çka do të ishte një çudi e madhe, në harkun e katër viteve, Shqipëria do të jetë gati të transportojë 150 milionë metër kub ujë në Puglia. Çfarë fiton Shqipëria në këtë mes? Thuhet se vetëm 8 mijë vende pune për ndërtimin e tubacionit.

Por pikëpyetja që e ngre gazetari Joseph Hammond ajo që ngremë të gjithë ne. “Ndërkohë në Tiranë, zona të mëdha të qytetit, nuk e shijojnë ujin e rrjedhshëm gjatë gjithë kohës. Kështu që qeveria shqiptare ende nuk e ka komentuar marrëveshjen”, shkruan ai.

Në pranverën e vitit 2023 janë zgjedhjet dhe vështirë që qeveria do ta ngrejë këtë temë mbi ujësjellësin, të paktën për momentin. Sipas Forbes, një tubacion i tillë nënujor ekziston diku tjetër në Mesdhe, ai furnizon Qipron Veriore me ujë nga Turqia. Projekti unik u përfundua në vitin 2024.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit