LSM: Gjykatësit kushtetues të refuzojnë iniciativën për heqjen e “të dielës ditë jo pune”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.12.2022, 10:48

Lidhur me seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë apelon në Gjykatën Kushtetuese që të mbështesë marrëveshjen mes partnerëve social – që e diela të jetë ditë jopune për numrin më të madh të punëtorëve, përveç aktivitetet që partnerët social i përcaktuan si përjashtim për shkak të domosdoshmërisë së zhvillimit të vazhdueshëm të proceseve të caktuara prodhuese.

“Gjykata Kushtetuese është e detyruar të bazojë vendimin e saj në ligjet kombëtare dhe standardet ndërkombëtare të punës që janë pjesë e legjislacionit kombëtar, si dhe të kujdeset për pozitën e barabartë të punëtorëve dhe qytetarëve në shtet pa diskriminim dhe me respekt të plotë të të drejtave të njeriut.

Kujtojmë se referati i këtij rasti ishte mos inicimi i procedurës, që nënkupton Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili rregullon të drejtën që e diela të jetë ditë jopune për të mbetur në rendin juridik dhe që e diela të mbetet ditë jopune dhe presim që ky raport, kësaj radhe, të mbështetet unanimisht nga të gjithë gjyqtarët kushtetues, duke pasur parasysh se herën e mëparshme vendimi nuk është marrë për shkak të kuorumit të nevojshëm, por 4 gjyqtarë kushtetues e mbështetën raportin”, thanë nga LSM.

Nga aty kujtojnë se pozita e punëtorëve rregullohet përmes dialogut social të të gjitha palëve të interesuara në shoqëri, me ligje dhe marrëveshje kolektive që synojnë përmirësimin e vazhdueshëm të të drejtave të punëtorëve. “Në asnjë rast, të drejtat e punësimit në vendet demokratike nuk guxojnë dhe nuk mund të krijohen vetëm në bazë të vullnetit dhe kërkesave të atyre punëdhënësve që motivohen vetëm nga dëshira e tyre për përfitim më të madh, pa u kujdesur për realizimin e të drejtave të punëtorëve dhe të drejtat e njeriut”, njoftoi LSM.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, si sindikatë përfaqësuese dhe partner social kombëtar në vend, ishte iniciatori dhe mbështetësi më i madh i ndryshimeve ligjore që e bëjnë të dielën ditë jopune për numrin më të madh të të punësuarve në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit