Mungesa e ngrohjes zbrazi shkollat, klasat e ftohta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.12.2022, 09:04

Mungesa e ngrohjes në çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme të Komunës së Çairit dhe Butelitlë thuajse të boshatisura këto Institucione arsimore. Në shkollën profesionale “Cvetan Dimov” orari i mësimit ishte i zakonshëm por mungonin nxënësit.

“Të gjithë profesorët dhe një pjesë e nxënësve në mëngjes ishin në shkollë por duke pas parasysh që në mëngjes temperaturat janë të ulëta, nxënësit e kanë pas të arsyeshme një pjesë të shkojnë ose një pjesë mos të vijnë fare. Orari është i rëndomtë, kemi fillu prej në 7 e 30 dhe 13 e 30 por dallohet mungesa e nxënësve”, deklaroi Visar Durak, drejtor i shollës profesionale “Cvetan Dimov”.

Mësimdhënësi Zenafer Bajmak tha se humbjet e shpeshta të orëve janë në dëm të fëmijëve dhe suksesit të tyre.

“Këto janë kushtet, po mundohemi të përshtatemi atyre. Sigurisht që ndikon në suksesin e nxënësve, humbet kontinuiteti i mësimit, megjithatë shpresojmë të mos zgjasë më shumë se dy ose tre ditë dhe fëmijët të kthehen në shkollë. Si mësimdhënës dhe shkollë jemi të përgatitur edhe për mësim online, këtë përvojë tashmë e kanë edhe nxënësit. Nëse merret një vendim I tillë ne mund të nisim që ditën e nesërme”, u shpreh Zenafer Bajmak, mësimdhënës.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha për Alsat se nga sektori për arsim fillor dhe te mesëm ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia e kompensimit të orëve të humbura duke përfshirë edhe orët e humbura kur kishte alarme të rreme për bombë.

“Përveç institucioneve që kanë pas pak ditë problem me ngrohjen ti shohin edhe institucionet të cilat kishin problem nga paralajmërimet për bomba nëpër institucionet arsimore, më së shumti në shkollat e qytetit të Shkupit. Çdo gjë e cila mund të kompensohet brenda programit në pjesën e mbetur të gjysmëvjetorit të parë dhe gysmëvjetorit të dytë do të organizohet”, tha Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit dhe Shkencës.për alsat.

Brenda muajit nëntor kjo është hera e dytë që nxënësit e shkollave në fjalë detyrohen të mbesin pa mësim për shkak të ndërprerjes së ngrohjes nga ngrohtorja Shkup Veri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit