Mickoski: Në komunat ku VMRO ka kryetarë komune, qytetarët të propozojnë projekte

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.11.2022, 20:24

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një video-fjalim u bëri thirrje qytetarëve të propozojnë ide dhe projekte të tyre në dy javët e ardhshme gjatë ditëve të hapura nga ora 11 deri në 14 në komunat ku kryetarët janë nga partia e tyre. Qytetarët do të mund të propozojnë projekte edhe onlajn në budzet.mk.

“Kur para një viti na e dhatë besimin tuaj, besoni te ne. Ai besimi juaj është forca jonë më e madhe lëvizëse. Për një vit, duke u përballur me sfida po punojmë shumë për t’i përmbushur pritshmëritë tuaja dhe për t’i lëvizur dhe përmirësuar gjërat. Të krijojmë vlera për të gjithë njerëzit. Ta zgjojmë shpresën. Ta sigurojmë të ardhmen për fëmijët tuaj. Kemi treguar se puna është brendi ynë. Kemi treguar se mund të ketë projekte. Ka ende shumë për të bërë. Problemet janë grumbulluar prej vitesh e dekadash. Nuk i fshehim, nuk i nënvlerësojmë, por as i mbivlerësojmë. Besojmë se së bashku, me forca të bashkuara, mund të bëjmë shumë.

Prandaj Ju ftojmë të përfshiheni dhe të kontribuoni me idetë tuaja në realizimin e ndryshimeve. Komunat ku kryetarët e VMRO-DPMNE-së kanë përgjegjësi të menaxhojnë me proceset do t’i hapim në dy fundjavat e ardhshme, ku do të ketë ditë të hapura dhe nga ora 11 deri në 14, qytetarët do të mund të propozojnë projekte dhe ide që do të përfshihen për vitin e ardhshëm buxhetor, dhe njëherësh atyre t’u prezantohen planet dhe projektet që tashmë janë planifikuar për vitin e ardhshëm buxhetor. Do të mund personalisht të propozoni një ide. Por, do të ketë mundësi edhe onlajn përmes ueb-faqes budzet.mk t’i propozoni idetë tuaja”, thotë Mickoski.

Thekson se me kujdes do të trajtohet çdo ide e qytetarëve dhe se maksimalisht do të përkushtohen të gjenden mjete për realizim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit