Virozat sezonale, rritet numri i fëmijëve të prekur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.11.2022, 20:09

Ndryshimi i motit dhe ulja e temperaturave kanë ndikuar në rritjen numrit të fëmijëve të prekur nga virozat sezonale në rajonin e Kumanovës. Numri i të sëmurëve në këtë periudhë është rritur shumë, brenda 24 orëve kryejmë mbi 100 kontrolle.

“Në repartin tonë për momentin janë hospitalizuar 30 pacientë, kurse ata me pasqyrë më të butë klinike trajtohen në spital ditore dhe arrin numri në 20. Simptomat zakonisht janë temperatura e lartë, rrjedhje të hundës apo sekrecion nga hunda kollitje e cila fillimisht është e thatë e me kalimin e kohës bëhet më e lëngshme.”,- tha shefja e Repartit për Sëmundje të Fëmijëve në Spitalin e Kumanovës, Dr. Ferihan Bajrami.

Rastet kur pacientët janë me diagnozë më të rëndë trajtohen në mënyrë parenterale me antibiotikë intravenoz, ndërkaq rastet më të lehta trajtohen me terapi simptomatike. Ajo gjithashtu apeloi për kujdes më të shtuar me qëllim parandalim e përhapjes së virozave sezonale.

“Kisha preferuar që në këtë kohë, nëse ndonjë prind ka ndonjë nga fëmijët të sëmurë menjëherë ta izolojë atë dhe ta ndaloj së kontaktuari me ndonjë të shëndoshë për shkak se shumë shpejtë përhapet infektimi edhe tek të shëndoshët, pasi që ky virus mund të përhapet me anë të ajrit, të të folurit, kollitjes, kështu që të izolohen nga të tjerët, të dalin në ambiente të hapura, të shëtisin dhe të ushqehen me ushqime me më shumë vitamine dhe minerale.”,- tha për TVM2 shefja e Repartit për Sëmundje të Fëmijëve në Spitalin e Kumanovës, Dr. Ferihan Bajrami.

Virozat e këtilla vazhdimisht janë të pranishme tek fëmijët gjatë kësaj periudhe të vitit, andaj edhe u apelohet prindërve për masa shtesë mbrojtëse që mos të preken fëmijët e tyre nga viruset sezonale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit