Ziberi:Është në kundërshtim me ligjin, bartja e paraburgosurve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.11.2022, 17:55

Katërmbëdhjetë të paraburgosur në Burgun e Kumanovës, ku nuk ka kushte që të qëndrojnë persona të mitur. Rezultati i këtij akrobacioni të trupit gjykues përfundoi me ndezjen e qëllimshme të qelisë nga a e personit të mitur, e nga ai zjarr ekzistonte rreziku që të ketë edhe viktima. Fatmirësisht, vetëm një polic ka qenë i lënduar e të gjithë të burgosurit tjerë kanë arritur të largohen në kohë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit nga klan maqedoni se persona të mitur po dërgohen në burgje ku nuk ka kushte adekuate për ta, deri tek desku informativ erdhën edhe informacione të reja.

E kjo sipas Avokatit të popullit, Naser Ziberi është në kundërshtim me ligjin.

”Bëhet fjalë për thyerje të rëndë ligjore sepse në bazë të Ligjit për zbatimin e sanksioneve dy institucione janë kompetente në të cilat mund të vendosen fëmijët të mitur që kanë ra ndesh me ligjin. E ato vende janë: Enti për edukim dhe risocializim në Tetovë, më saktësisht në Vollkovi dhe pjesa e veçantë në Burgun e Idrizovës për të miturat respektivisht për personat të gjinisë femërore. Nuk është e lejuar në bazë të dispozitave ligjore vendosja e të miturve në burgje ku ekzekutohen dënime për të rritur ” – deklaroi Naser Ziberi, avokat i popullit.

E në këtë problematike, duart e drejtorëve të burgjeve janë të lidhura sepse bëhet fjalë për urdhër të gjykatave.

”Kushtet në burgje janë ashtu siç janë. Masa e paraburgimit e cakton gjykatësi, kurse në këtë rast masa e paraburgimit ndaj një djaloshi 14 vjeçar nga Koçani e ka caktuar Gjykata themelore e Koçanit. Ne në këtë drejtim nuk kemi ndonjë autorizim, e dini edhe vet se kush e cakton masën e paraburgimit” – deklaroi Marjan Spasovski, drejtor i drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve.

Sipas informatave të fundit, dy djelmoshat e mitur janë liruar mbrëmë nga Burgu i Shutkës, e mbetet të shihet a do të kërkohet përgjegjësi nga gjykatësit që sjellin vendime në kundërshtim me Ligjin për zbatimin e sanksioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit