Kryeministri Albin Kurti, ka folur në Kuvend në seancën e interpelancës që është thirrur nga partitë opozitare.
Kurti në fjalën e tij të parë, e ka përsëritur një deklaratë, të cilën ka kohë që po e thekson.
Sipas tij, ai nuk flet për çështje teknike, pasi nuk është as polic, e as doganier.
“Takimi i së hënës nuk ishte i suskseshëm, pasi nga fokusi te propozimi i BE-së u kalua vetëm tek veprimet në lidhje me targat ilegale. Unë ua përsërita se nuk jam as polic, as komandant stacioni, as zyrtar dogane, jam kryeministër i Kosovës dhe kam ardhur për marrëveshjen finale. E ata e dinin se unë kam të drejtë. Pika e parë është korniza e përgjithshme e marrëveshjes.
Të mërkurën më 23 nëntor u arrit ajo qëmund të arrihej të hënën. Pezullim i veprimeve sa i përket targave. Dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundur pa takimin e të hënës", deklaroi Kurti në seancë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.