Tirana drejt tkurrjes, numri i lindjeve ra me 9% në 9-muaj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.11.2022, 13:38

INSTAT tregon se në 9 mujorin 2022 në qarkun e Tiranës lindën 6,306 bebe me rënie 9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitit 2021. Ky numër lindjesh në Tiranë është me i ulëti së paku që nga viti 2011 që kur nisën të raportohen të dhënat e lindjeve sipas qarqeve (shiko grafikun në fund). Në rang kombëtar numri i lindjeve është futur në trend rënës që në vitet e para të tranzicionit nga mbi 82 mijë në vitin 1990 në rreth 27 mijë në vitin 2021. Por ndryshe nga qarqet e tjera, kryeqyteti ka njohur rritje të numrit të lindjeve për shkak të migrimit të brendshëm të popullsisë nga qarqet drejt qendrës dhe krijimi i familjeve të reja prej studentëve në Tiranë duke mos u kthyer në rrethe.

Sipas Monitor, rënia e numrit të lindjeve në Qarkun e Tiranës vjen në tendencë të kundërt me shifrat e popullsisë që të paktën për kryeqytetin po vijnë në rritje vit pas viti edhe pse me ritme më të ulëta. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Qarkut të Tiranës arriti në 1 janar 2022 në 919, 511 persona, 7032 më shumë se në janar 2021 me zgjerim 0.8%. Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit