“Lajm i madh për Kosovën”–reagimet e ndërkombëtarëve pas vendimit të BE-së për vizat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.11.2022, 12:47

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, sot ka shkuar një hap më tutje. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, u pajtuan këtë të mërkurë për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e heqjes së vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë von

Pas këtij vendimi, reagime të shumta kanë “vërshuar” në Twitter nga personalitete të ndryshme ndërkombëtare.

Thomas Waitz deputet në Parlamentin Evropian e ka quajtur lajm të mirë vendimin për negocimin e procesit për heqjen e vizave për Kosovën.

“Më në fund këshilli ka rënë dakord që të fillojnë negociatat për Liberalizimin e Vizave për Kosovën. Ky është vërtet një lajm i madh! Shpresojmë se do të ndodhë pa asnjë vonesë”, ka shkruar Waitz. Vendimin e ambasadorëve të BE-së për vizat, e ka mirëpritur edhe gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel.

“U rregullua para përfundimit të këtij viti. Faleminderit presidencës çeke. Pas kësaj Spanja dhe Suedia do ta marrin përsipër, me pak interesim për avancimin e dosjes”, ka shkruar Israel. Jack Parrock, korrespodent nga BE-ja ka thënë se vizat do të hynë në fuqi ndoshta në janar të 2024-ës.

“Vendet e BE-së kanë dhënë miratimin e tyre për fillimin e negociatave për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ambasadorët dhanë pëlqimin këtë mëngjes me diskutimet që do të nisin seriozisht përpara vitit të ri. Periudha më e hershme kur do të hynin në fuqi rregullat e vizave, ndoshta do të jetë janari i vitit 2024”, ka shkruar Parrock. Zëdhënësja e presidencës çeke, Eva Hrncirova ka shkruar se shpreson që procesi të vazhdojë pa probleme.

“Më në fund një lajm i mirë për Kosovën! Shpresoj që të vazhdojë pa probleme”, ka shkruar Hrncirova. Diplomati austriak, Andreas Sumper e ka quajtur lajm të shkëlqyer vendimin e sotëm për vizat.

“Lajm i shkëlqyer. Liberalizimi i vizave për Kosovën është në rrugë të mbarë. Hap i rëndësishëm është marrë sot në kuadër të presidencës çeke”, ka shkruar Sumper.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.

Kjo, përkundër faktit se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit