Ushtarët e Kosovës do të dërgohen për shërbim në ishujt e largët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.11.2022, 10:41

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim që t’i propozojë Kuvendit miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falkland.

“Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falkland dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjas deri në tre vite me mundësi vazhdimi. FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Ku janë ishuj Falkland dhe cili është kontesti ndërmjet britanikëve dhe argjentinasve?

Ishujt Falkland (Spanjisht: Islas Malvinas) janë një arkipelag në Atlantikun Jugor, i cili gjendet 483 km nga brigjet e Argjentinës, 1,080 km në perëndim të Shag Rocks (Gjeorgji Jugore), dhe 940 km në veri të Territorit Antrantik Britanik. Ata përbëhen nga dy ishuj kryesor, Falklandi Lindor dhe Falklandi Perëndimor, së bashku me 776 ishuj më të vegjël.

Ishujt Malvinas janë problemet themelore ndërmjet Britanisë të Madhe dhe Argjentinës, dhe për këtë arsye ekzistojnë konflikte për historinë të këtyre ishujve. Britanikët pretendojnë që John Davis e ka zbuluar këto ishuj në vitin 1592, ndërsa argjentinasit pretendojnë që ishujt e kanë zbuluar spanjollët Esteban Gomez dhe Duarte Barbosa. Krahas këtyre konflikteve ndërmjet anglezëve dhe argjentinasve, është e qartë që spanjollët janë vendosur të parët në ishujt.

Britanikët për herë të parë u vendosën në Ishujt Malvinas në vitin 1675, dhe u ballafaquan me rezistencën e spanjollëve deri në vitin 1771 kur u pushtuan ishujt nga britanikët. Në vitin 1774 britanikët u larguan nga ishujt, dhe spanjollët sërish u vendosën në ishujt. Në vitin 1829 spanjollët e lëshuan ishujt në një qeveri të kryesuar nga Lois Vernet, dhe popullit argjentinas. Qeveria e Lois Vernetit në vitin 1831 konfiskuan anijet Amerikës të cilat e kishin tejkaluar kufirin detar të ishujve. SHBA’ja dhanë përgjigje duke dërguar luftëanijet. Në vitin 1833 një grup eksplorues anglez gjatë ekspeditës në ishujt Falkland, u hasën me rezistencën e argjentinasve, dhe anglezët e zhdukën të gjithë popullin argjentinas, dhe në këto ishuj prapë u vendosën anglezët. Konflikti mes Argjentinës dhe Britanisë të Madhe vazhdoi me pretendime të të dyja palëve për zotërimin e ishujve, por me anë të marrëveshjeve të ndryshme është ikur nga konflikti i armatosur.

Në vitin 1982 Argjentina kishte pushtuar ishujt, por vetëm pas dy muajsh Britania ktheu administratën e saj, pas tri ditë lufte të ashpër. Qytetarët e Ishujve Falkland, në një referendum të vitit 2016 janë deklaruar 99.8% britanikë.

Popullsia e Ishujve është rreth 3500 banorë. Territori vazhdon të mbetet një çështje e kontestuar në mes të Britanisë dhe Argjentinës, por aktualisht qytetarët e ishujve konsiderohen shtetas britanikë. Edhe prejardhja e banorëve aktualë është kryesisht britanikë dhe suedezë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit