Gomonia e tyre futi ujë/ Autoritetet franceze shpëtojnë 61 emigrantë, mes tyre fëmijë, në Kanalin Anglez

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.11.2022, 00:02

Autoritetet franceze kanë shpëtuar 61 emigrantë, përfshirë fëmijë të vegjël në Kanalin Anglez ditën e sotme në një nga operacionet më të mëdha të urgjencës në muajt e fundit.

Punonjësit e shpëtimit në portin e Boulogne, ku emigrantët u sollën në breg, thanë se rreth 30 njerëz duhej të nxirreshin nga ujërat e ftohta pasi gomonia etyre kishte futur ujë. Zyrtarët thanë se shpëtimi ndodhi rreth një milje detare brenda ujërave territoriale britanike.

Shtetas afganë, indianë, iranianë dhe pakistanezë ishin në bordin e gomones, e cila u largua nga brigjet franceze në orët e para të mëngjesit, thanë refugjatët. Në breg, migrantëve iu dorëzuan veshje të freskëta dhe batanije që ruajnë nxehtësinë nga punonjësit e urgjencës.

Policia franceze më herët të martën kishte ndaluar afro 50 emigrantë që të përpiqeshin të kalonin Kanalin për në Britani, pasi moti i mirë dhe ujërat e qeta rritën numrin e njerëzve që ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm.

Guy Allemand, kryebashkiak i fshatit Sangatte pranë Calais, tha se disa emigrantë ishin detyruar nga policia të ktheheshin mbrapa, por se 100 të tjerë kishin arritur në ujërat e hapura. Ai tha se rrjetet e trafikimit të emigrantëve kohët e fundit kishin ndryshuar metodat e tyre.

Ata trafikantët mbërrijnë tani me 'varka taksi' dhe refugjatëve u kërkohet të vrapojnë në ujë për t'i kapur... në vend që të nisin varkat e tyre nga plazhi.

Deri më tani këtë vit, më shumë se 40,000 njerëz kanë kaluar Kanalin për në Britani me gomone nga 28,526 që ishin në 2021. Moti i mirë i nëntorit çoi në një rritje të nisjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit