Denoncojnë shqiptarët e Maqedonisë: Erdhëm të festojnë në Tiranë, policët na kërkuan 100 euro që mos na gjobisnin  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.11.2022, 19:08

Katër të rinj shqiptarë nga Maqedonia që kishin ardhur të festonin festën e pavarësisë në Tiranë, denoncojnë se kanë rënë pre e një grabitjeje të mirëfilltë nga policët e Met Rrumbullakut.

Ata shprehen se pas festimit në shesh dhe në një klub, në kthim e sipër u ndaluan nga policia me arsyetimin se kishin kaluar me semafor të kuq.

Të rinjtë denoncojnë se policët i kërcënuan me gjobë dhe me marrjen e patentës për 6 muaj dhe pas disa “lojërave” u kërkuan 100 euro që të kalonin.

Në vijim mesazhi:

Pershendetje Joq! Jemi te Maqedonis ishim mbrem 4 cuna ne makine, pasi festuam festen e panvarsise ngaqe u mbyll festa heret kishim kohe ende per te festu e ikem ne nje club. Prej aty duke u kthy per te gjet ndonje vend per te flejt, na ndalon policia ndoshta 3 kilometre prej te clubi per te rruga Durrsit me arsye se kemi kalu semaforin ne te kuq por videon na tregun ajo video nuk dukeshte qart. Na than se do ju bejm gjob dhe do ua marrim lejen 6 muj. Ne pak i kishim emocionet e festes ju lutem si njeri qe t’na falin ket her e nqfs se e kemi kry at veper pa dashje, nuk ishim te dehur aspak. Bene disa lojra dhe me ne fund kerkuan 100 euro... S’kishim rrugdalje tjeter dhe jua dham!! Ajo qe me habiti eshte se ne marrim mundin prej ktu tvim t festojm atje dhe te sillen ne ket menyr edhe ne dit feste, sdi cka t them ngela i habitur. Me ket nuk them se gjith policet jan kshtu ama kto qe rastisa un vertet ishin zemer zi. I themi ktej hajr mos patshin n jet kurr. Na kontrolluan qe mos bejm edhe ndonje video, policet ishin tri, njeri pak i ulet me gjatsi pa flok dhe tjetri zeshkan i gjate. Dua te shperndahet vec per vetedijesim pak, se s’vijme atje prej zorti po prej qefi se eshte Memedheu jone. Ju faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit