Shembet ura në Delvinë, banorët kacavirren nëpër hekura për të shkuar në punë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2022, 18:17

Në vitin 2022, shqiptarët duhet të rrezikojnë jetën e tyre për të shkuar në punë e për të fituar bukën e gojës.

Banorët e fshatit Van në bashkinë e Delvinës prej 1 muaji janë të izoluar pasi ura e hekurt që kalon mbi lumin Kala është shembur.

Atyre iu duhet të kalojnë mbi hekurat e urës për të dalë matanë lumit e për shkuar në punë. Por diçka e tillë iu rrezikon jetën pasi gjatë ditëve me shi lumi fryhet shumë prej prurjeve.

Pavarësisht ankesave të bëra, qytetarët ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Ata vazhdojnë ta kalojnë urën çdo ditë në këtë mënyrë me shpresën se nuk do përballen me ndonjë tragjedi.

Pershendetje JOQ Jemi nje fshat i Delvines na ka ren ura para nje muaji dhe nuk po marrim dot zgjidhje, jemi te izoluar brenda kalojm mbi hekur per tr vajt ne pun ju lutemi publikojeni anonim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit