Vuçiç i kundërpërgjigjet Kurtit: “Udhë të mbarë në Bruksel”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.11.2022, 15:13

“Kurtit i uroj udhëtim të lumtur në Bruksel”

Kështu u përgjigj presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, rreth deklaratës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti, se në Bruksel nuk shkon për të konkluduar çështje teknike si targat, por për marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënive.

“Nuk do të isha nisur për Bruksel po të kishte qenë çështja vetëm te targat. Unë shkoj në Bruksel për të konkluduar marrëveshje të përgjithshme”, i ka thënë Kurti gazetës zvicerane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Megjithatë, Vuçiç, shprehet ndryshe. “Kurti mund të shkojë në Bruksel kur të dojë e si do të dojë”, e citoi të ketë thënë agjencioni serb i lajmeve “Tanjug”.

Kjo, tha Vuçiç, “është dëshirë e tij”.

“A ka thënë ai që çështja e statusit [të Kosovës] është e kryer për të, atëherë po e përsëris edhe unë, edhe për mua është e kryer”.

Kjo, duke i referuar Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit, që Vuçiç i merr për mantra të tij.

Ndërsa deklaratës së Kurtit, se në Bruksel udhëton për çështje të marrëveshjes së përgjithshme, e cila gjithashtu, sipas tij, duhet të përfundojë në pranverën e vitit 2023, Vuçiç iu përgjigj se “i uroj udhëtim të lumtur në Bruksel”.

Çfarë ka thënë Kurti për takimin e fundit trilateral në Bruksel?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pritshmëria e tij për takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel ka qenë diskutimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të bazuar në planin franko-gjerman, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Por, sipas tij, ishte Përfaqësues i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ai e cili takimin e reduktoi në çështje targash. “Toti Borrell nguli këmbë që ne të nënshkruajmë vetëm një deklaratë për targa e ta paraqesim si sukses madhor. Kjo është mosmarrëveshja kryesore që kisha me të”, është shprehur ai.

Në dritë të kësaj, Kurti tha se propozim-kompromisin e Borrellit e ka pranuar vetëm e vetëm që të hapet rrugë për vazhdimin e shpejt të negociatave Kosovë-Serbi për marrëveshje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit