“Ta bëjmë si Suedia”, ish-sekretari Davis: Shqiptarët janë njerëz të mirë, por ata që i sjellin janë kriminelë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.11.2022, 12:20

Ish-sekretari i Brexit, David Davis shprehet se ligji i ri i propozuar nga qeveria mund të zgjidhë gjithë problemin që shqiptarët i kanë shkaktuar Britanisë, duke kaluar Kanalin me gomone dhe u dyndur drejt qyteteve angleze, teksa një pjesë e tyre bëhen pjesë e krimit të organizuar.

Davis shprehet se shqiptarët vetë janë njerëz të mirë, por ata që i ndihmojnë të kalojnë kanalin janë kriminelë dhe i mësojnë ata që të shfrytëzojnë ligjet britanike për të qëndruar. Davis merr shembullin e Suedisë, që i rikthen menjëherë emigrantët nga vendet e sigurta si Shqipëria.

SHQIPTARËT – “Problemi shqiptar është një problem i ri. Është rritur vitin e fundit, 12 mijë të ardhur vetëm në këtë vit, krahasuar me shifra të papërfillshme në një vit më parë. Sistemi ynë është dërrmues. Shqiptarët po vijnë nga një vend i sigurt. Një nga problemet është se sa më gjatë t’i mbash këtu, aq më shumë apele merr”.

SHEMBULLI SUEDEZ – “Suedezët janë një nga vendet që i respektojnë më së shumti të drejtat e njeriut e kështu me radhë, por që nga viti 2021 kanë thënë se nëse vini nga Shqipëria, nuk mund të kërkoni azil. Ktheheni menjëherë, nuk ka nëse, ose, por, je menjëherë në Shqipëri. I vetmi përjashtim është ndonjë rast i situatës humanitare”.

STRATEGJIA – “Kjo është gjysma e problemit. Pjesa tjetër është se mësohen se çfarë duhet të thonë para autoriteteve nga njerëzit që i sjellin këtu në mënyrë të paligjshme. Kini parasysh se vetë shqiptarët mund të jenë njerëz shumë të mirë, por ata që i sjellin janë kriminelë. Njerëzit që i kalojnë përtej Kanalit u thonë shqiptarëve të pretendojnë se janë trafikuar”.

PROPOZIMI – “Duhet me patjetër që propozimi i fundit të pranohet. Në rast se vjen nga një vend i sigurt, duhet të kthehesh menjëherë në shtëpinë tënde dhe ta ndjekësh nga atje çështjen tënde, jo nga këtu. E vërteta është e qartë”.

QËNDRIMI NË ANGLI – “Nëse ata qëndrojnë këtu për disa javë, do të gjejnë një avokat britanik dhe do të kthehen në Shqipëri. Nëse ata qëndrojnë këtu për disa vite, do të njihen me dikë, do të martohen dhe do të kenë fëmijë. Këtu historia më pas përfundon, sepse ata kanë të drejta familjare dhe mund të qëndrojnë .

Sa më shpejt të miratohet propozimi, aq më mirë do të jetë. Suedezët e miratuan këtë ligj në prill të vitit të kaluar dhe nuk kanë lëshuar asnjë miratim për azil që atëherë. Ata e bënë këtë nëpërmjet Gjykatës Evropiane, çka do të thotë se bazohet në të drejtën ndërkombëtare”.

FRANCA – “Marrëveshja e re e emigracionit me Francën nuk do të zgjidhë gjë. Policia franceze do t’i gjejë, do t’i shkatërrojë varkën, por ata do të vijnë sërish nesër me një të re. Ata nuk i arrestojnë”, përfundoi Davis.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit