Burg për 27 trafikantët në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.11.2022, 12:07

Rreth 27 persona, trafikantët në Itali, mes tyre edhe shqiptarë pritet të vuajnë dënimin me burg. Këto urdhra janë lëshuar nga Drejtoria e Hetimit Antimafia në Italia në kuadër të operacionit të quajtur “Federico II”, i cili në vitin 2016 bëri të mundur shkatërrimin e dy organizatave, njëra prej të cilave mafioze, e dedikuar zhvatjes dhe trafikimit të drogës dhe tjetra, italo-shqiptare, e dedikuar për importimin e sasive të mëdha të heroinës nga Shqipëria.

Ky ishte hapi pas vendimit të marrë në fillim të muajit nga Gjykata e Kasacionit në Itali, për të rrëzuar dhe konsideruar si të papranueshme ankesat e 24 të pandehurve, duke e bërë kështu të prerë dënimin e dhënë ndaj tyre më 1 korrik 2020 nga Gjykata e Apelit të Leçes. Në veçanti, vendimi ishte konfirmuar për Giuseppino Mero, 56 vjeç nga Cavallino; Mario Accogli, 46 vjeç, nga Scorrano; Ortis Banda, 40 vjeç, me origjinë shqiptare me banim në Maniago (aktualisht i pagjurmueshëm); Antonio Leto, 30 vjeç nga Caprarica; Nicolò Capone, 27 vjeç, nga Lizzanello; Francesca De Dominicis, 51 vjeç, nga Merine; Francesco De Cagna, 53 vjeç, nga Scorrano; Carmelo De Pascalis, 57 vjeç, nga Cavallino me origjinë nga Trepuzzi; Luca Giannone, 44 vjeç, nga Calimera; Alessandro Greco (aka Sandrino) 37, nga Lecce; Klaid Hasanaj, 52 vjeç shqiptar, banues në Leçe; Gabriella De Dominicis, 58 vjeç, nga Merine; Alessandro Antonucci, 30 vjeç, nga Lizzanello; Maria Valeria Ingrosso, 41 vjeç, nga Lizzanello; Mario Mandurrino, 32 vjeç, nga Lecce; Angelo Montinaro, 40 vjeç, nga Caprarica di Lecce; Brenda Potenza, 34 vjeç, nga Taviano; Cosimino Maggio, 52 vjeç, me origjinë nga Minervino, por me banim në Reggio Emilia; Umberto Nicoletti, 43 vjeç nga Lecce; Luciano Pagano, 46 ​​vjeç, nga Brindisi; Gianluca Antonio Spiri, 45 vjeç, nga Racale; Pierluigi Pierri, 32 vjeç, nga Torre San Giovanni (në Ugento); Yuri Rosafio, 43 vjeç, nga Brindisi; Emanuele Soliberto, 42 vjeç nga Brindisi. Megjithatë, për Bilal Boçajn, 53-vjeçarin shqiptar, banues në Poggiardo, gjykatësit kishin ricaktuar dënimin me nëntë vjet e 4 muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit