Rritja e çmimeve/ Shqiptarët braktisin kafenetë, pijnë 23% më pak kafe

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.11.2022, 10:09

Çmimi i kafesë ka shënuar rritje duke i lënë kështu bizneset në ankth, teksa shqiptarët kanë braktisur kafenetë pasi pijnë 23% më pak kafe.

Shqiptarët konsiderohen si një popull kafedashës dhe frekuentues të mëdhenj të kafeneve, por të dhënat nga INSTAT për 10-mujorin që referojnë tregtinë me jashtë tregojnë se importet e kafesë shënuan rënie me 23% gjatë janar-tetor. Gjatë kësaj periudhe u importuan 6 tonë kafe, çaj dhe erëza nga 7,8 tonë ne të njëjtën periudhe të vitit 2021, me një rënie 23%.

Sipas Monitor, peshën kryesore në importet e këtij grupi mbi 95 për qind e ka kafeja. Edhe Ministria e Financave raportoi në të dhënat e 9 – mujorit se importet e kafesë ishin më të ulëtat që nga viti 2014.

Burimet nga tregu pohojnë se, rënia e importeve të kafesë lidhet me tkurrjen e konsumit sidomos në bare dhe restorante. Rënia e konsumit ka disa arsye pse po ndodh.

E para, çmimet e larta kanë frenuar shpenzimet për disa shtresa. Baret dhe restorantet përballë kostove më të larta dhe rritjes së çmimit të kafesë në bursa kanë rritur çmimin e një filxhani kafe në bare. Në zonat më të frekuentuara të Tiranës një kafe kushton rreth 90-100 lekë, nga 70-80 lekë më parë.

Konkurrenca e madhe po pengon, pasi logjikisht çmimi i një filxhani kafe nuk duhet të jetë më pak se 1 euro ne te gjithë vendin, pohojnë administratorë të bareve të kafesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit