Gati plani i Britanisë për shqiptarët, do të kthehen brenda 20 ditësh pa të drejtë apelimi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.11.2022, 09:46

Shqiptarët që mbërrijnë në Angli në rrugë të paligjshme do të deportohen më shpejt seç ndodh tani. Ky plan është miratuar nga qeveria britanike dhe po punohet për ta vënë në zbatim sa më shpejt të jetë e mundur. Plani është propozuar nga Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman.

Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe emigrantët nga këtu nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil dhe as të apelojnë vendimin e dhënë. Kërkesat për azil nga Shqipëria dhe vendet e tjera të sigurta do të konsiderohen të pabazuara sipas planeve, përveç nëse ekziston një arsye specifike për pranimin e tyre.

Ky vendim vjen pasi emigrantët shqiptarë janë kthyer në një nga problemet kryesore për Britaninë, pasi nga 43 mijë emigrantë që kanë kaluar Kanalin me gomone, 12 mijë kanë qenë shqiptarë. “The Times” raporton se qeveria do të ringjallë një politikë të re laburiste, e cila vendos vendet e sigurta në listën e bardhë dhe trajton kërkesat për azil prej tyre brenda 20 ditëve.

Lista është gati, por nuk është përdorur kohët e fundit për shkak të sfidave ligjore. Ajo përfshin të gjitha vendet e BE-së si dhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Mongolinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut dhe një numër vendesh të Amerikës së Jugut.

Kërkesat për azil do të konsideroheshin vetëm në rast se azilkërkuesit pretendojnë se janë persekutuar nga shteti, nga bandat ose grupet kriminale. Një listë e dytë e “përcaktimit të pjesshëm” deklaron disa vende të sigurta për burrat, por jo gratë dhe fëmijët. Këto përfshijnë Ganën, Nigerinë, Gambian, Kenian, Liberinë, Malajzinë, Malin dhe Sierra Leonen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit