Ngrohtorja Shkup-Veri nuk furnizon përdoruesit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.11.2022, 17:57

Ngrohtorja Shkup Veri, që nga e premtja nuk i furnizon përdoruesit me ngrohje qendrore. Informacioni që ka alsat është se nuk ka më gaz natyror për prodhimin e energjisë termike, dhe nuk guxojnë të përdorin mazut.

Menaxhmenti i Ngrohtores një muaji të tërë nuk u është përgjigjur mesazheve dhe telefonatave të alsat-it, si dhe po injoron qytetarët.

“Një nga problemet kryesore të shfrytëzuesve të ngrohjes qendrore Shkup-Veri, është se vetë amvisëritë kanë investuar në blerjen dhe vendosjen e radiatorëve dhe infrastrukturës tjetër. Tani ata janë të detyruar të blejnë vetë ngrohës të tjerë për të ngrohur shtëpitë e tyre”, raporton Ile Petrevski.

Qytetarët që i takuam para ngrohtores Shkup-Veri, thonë se i paguajnë rregullisht faturat, por kjo u ndodh çdo sezon ngrohjeje. Ata ankohen se çdo fundjavë janë lënë në mëshirë të Zotit.

“Unë përdor ngrohje qendrore, paguaj rregullisht dhe vitin e kaluar dhe këtë vit, dhe çdo vit i kemi të njëjtat probleme. Tani erdha të pyes dhe ata nuk e dinë. Mbetet të protestojmë tani të gjithë ne, nga komuna e Çairit dhe do të protestojmë”.

Sot pa ngrohje kanë mbetur fëmijët nga çerdhet e Butelit dhe Çairit, disa shkolla fillore dhe të mesme, si dhe objektet shëndetësore. Disa prej tyre fëmijët i dërguan në shtëpi, e disa punonin me orar të reduktuar.

“Sot kemi festën e patronatin e shkollës. E rëndësishme është që nuk kemi borxhe ndaj ngrohtores Shkup Veri, e nga ana tjetër nuk kemi ngrohje. Nuk e dimë se si do të vijojnë mësimet nga nesër”, njoftojnë nga Shkolla fillore “Ismail Qemali”.

Drejtori i Ngrohtores Shkup Veri, Kushtrim Ramadani, kërkon mjete të pakthyeshme nga EMV, për blerjen e gazit dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshje se do t’i kthejë paratë. Rreth 500 amvisëri dhe 15 objekte publike janë të lidhura në ngrohtoren Shkup-Veri. Një gazetare e portalit MKD.mk ditë më parë ka akuzuar se drejtori i kësaj ngrohtoreje, Kushtrim Ramadani, në vend që të përgjigjet për gjendjen me ngrohtoren, e ka ofenduar përmes telefonit dhe e ka sharë, sepse ka shkruar të pavërteta. SHGM dhe shoqatat e tjera gazetareske dënuan sjelljen e drejtorit Ramadani, dhe kërkuan që ai menjëherë të japë dorëheqje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit