Bordi i Ramës vazhdon të ‘rrjepë’ shqiptarët/ Nafta në bursë 56 $ më pak, tek ne na vjedhin 5 lekë për çdo litër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.11.2022, 17:09

Bordi i Transparencës duket se është në gjumë letargjik.

Themi këtë pasi ndonëse në bursë, çmimi i naftës është ulur ndjeshëm në Shqipëri Bordi i ngritur nga Rama nuk bëhet i gjallë të ulë çmimet e karburanteve për shqiptarët.

Në tregjet botërore nafta shitet 81 dollarë për fuçi dhe 870 dollarë për ton.

Rënia drastike në bursë, nuk po i bën përshtypje Bordit të Transparencës e cila po e shet naftën për shqiptarët me 211 lekë për litër.

Duke qenë se nafta sot në bursa është 56 dollarë më pak, çmimi në Shqipëri i karburantit duhej të ishte 5 lekë më të lirë, pra 206 lekë/litri, por Bordi i cili vetëm transparencë që nuk po tregon, ende nuk është mbledhur të ndryshojë çmimet e karburanteve, por vazhdon të rrjepë shqiptarët duke u vjedhur nga xhepat 5 lekë për çdo litër naftë.

Vlen të theksohet se sa herë çmimi në bursë rritet, Bordi mblidhet me urgjencë dhe ua ngre shqiptarëve vlerën monetare të shitjes së karburantit, por kur bursa e ul çmimin e naftës Bordi nuk ndihet për shqiptarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit