Në Preshevë u ngrit flamuri shqiptar, gazetari: Serbët do t’i vënë gjobë, nuk lejohet

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.11.2022, 16:16

Në ditën e Pavarësisë edhe Presheva ka festuar së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë. Në Komunë është vendosur flamuri shqiptar nga kreu i këtij institucioni, Shqipërim Arifi.

Por sipas gazetarit nga Kosva, Gazmir Raci, shteti serb nuk e lejon këtë akt patriotik dhe pritet të ketë gjobë për kryekomunarin Arifi. Sipas gazetarit qeveria e Shqipërisë duhet t’i dalë në krah Preshevës për të negociuar me Serbinë përdorimin e simboleve kombëtare.

“Sot është vendosur flamuri, në ndërtesën e bashkisë dhe është e jashtëligjshme. Shteti serb do e dënoi me gjobë. Këtu, Shqipëria duhet të ndërhyjë dhe të komunikojë me shtetin serb. Nuk mund të kemi standarde të dyfishta dhe mirëpres që kjo festë të reflektojë që duhet t’i qasemi më shumë Preshevës se ende nuk kanë të drejtë të vendosin flamurin kombëtar. Ka disa vite që kryetari i komunës së Preshevës dënohet më gjobë dhe i mohohet kjo e drejtë themelore” – tha gazetari në një intervistë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit