E shumëpritur/ ‘Nëntori i ftohtë’, filmi i Kosovës bëhet pjesë e Netfilx

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.11.2022, 15:42

Prodhimi kinematografik i Kosovës, “Nëntor i ftohtë”, i regjisorit Ismet Sijarina është bërë pjesë e platformës botërore “Netflix” për 5 vite. Lajmin e shumëpritur e ka bërë të ditur vetë regjizori.

“Të dashur miq, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se duke filluar nga sot, më 26 nëntor, dhe për pesë vitet e ardhshme, do të keni mundësi të shihni filmin tonë ‘Nëntori i ftohtë’ në ‘Netflix International’ dhe ‘Netflix Europe’”, thotë Ismet Sijarina.

“Nëntor i ftohtë” sjell një histori familjare, bazuar në ngjarje të vërteta, në një kohë të turbullt të fillimviteve ‘90 në Kosovë.

Në tetorin e vitit 2018, “Nëntor i ftohtë” kishte fituar Çmimin e Audiencës në Zürich Film Festival, ndërsa në vitin 2020, aktorja e këtij filmi, Adriana Matoshi, kishte fituar Çmimin Aktorja më e Mirë, në Festivalin e Francës, “See a Paris 2020”. Në film luajnë gjithashtu Kushtrim Hoxha, Emir Haxhihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic Lum Veseli e të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit