Tifozja kroate rrezikon sërish në Katar por justifikohet: Nuk kam çfarë të vesh për t’u mbuluar!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2022, 15:14

Kroatja Ivana Knoll, e cilësuar si tifozja më seksi e Botërorit 2022, thotë se ndihet rehat me veshjet e saj të guximshme dhe se nuk ka aspak frikë nga arrestimi në Katar pavarësisht rregullave të rrepta në vendin konservator.

Në fillim ajo nuk ishte aspak dakord me kufizimet e kodit të veshjes për shtetin e Gjirit, por tani që prej disa ditësh ka veshur fustane të ndryshme thotë se nuk ka frikë nga ligjet. Modelja kroate thotë se veshjet e saj nuk dëmtojnë askënd.

Miss Croatia condemned for 'disrespectful' World Cup outfit wows in  plunging new dress - Daily Star

Dhe unë mendoj se si veshja ime ose bikini mund të dëmtojnë dikë? Ju lutem ma shpjegoni këtë.

Knoll mori pjesë në ndeshjen e dytë të vendit të saj me Kanadanë me një fustan shumë më të shkurtër kuq e bardhë dhe bëri "selfie" me mbështetësit përpara ndeshjes. Duke folur për mediat ajo tha:

Në fillim mendova se nëse Kupa e Botës do zhvillohet në Katar, me siguri ata do të na lejojnë të bëjmë gjithçka që ne, tifozët të ndihemi sa më rehat. Por pastaj dëgjova për rregullat dhe u trondita. Kodi i veshjes ndalon të tregoj shpatullat, gjunjët, barkun dhe gjithçka tjetër por unë thashë 'O Zot, nuk kam as rroba për t'i mbuluar të gjitha këto'. Isha shumë e zemëruar sepse nëse nuk jam muslimane dhe nëse ne në Evropë respektojmë hixhabin, mendoj se ata duhet të respektojnë edhe mënyrën tonë të jetesës, fenë tonë dhe në fund unë të vesh fustane, bikini sepse jam Katolike nga Kroacia që është këtu për shkak të Kupës së Botës. Por kur mbërrita, u habita që ata nuk kishin problem me veshjen time, ata ju lejojnë të vishni gjithçka që dëshironi përveç në ndërtesat qeveritare.

GALERIE FOTO: Pusă la zid pentru ținutele îndrăznețe, Ivana Knoll a ales să  spună ce se întâmplă, de fapt, în Qatar

E pyetur nëse e kishte ndjerë ndonjëherë rrezikun e arrestimit për veshjet e saj, Knoll u përgjigj:

Unë kurrë nuk kam frikë nga diçka e tillë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit