Fshatrat në vendin tonë duket se janë lënë në harresë nga pushtetarët që kujtohen t’i vizitojnë vetëm në prag zgjedhjesh.
Në fshatin Deshat, vetëm 4 kilometra larg Peshkopisë qytetarëve po iu rrezikohet jeta nga një urë e vjetër mesjetare. Qytetarët kanë denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e mjerueshme të kësaj ure e cila çdo ditë e më shumë po shkatërrohet.
Sipas qytetarëve dibranë një i moshuar ka qenë duke rënë nga ura dy ditë më parë. Ata thonë se fondi për restaurimin e kësaj ure ka dalë shumë herë por askush nuk është kujtuar e dukur për ta rregulluar. Kanë qenë vetë qytetarët që deri më tani janë kujdesur për mirëmbajtjen e urës pasi fjalët boshe të pushtetarëve mbeten të tilla.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si dërrasat e urës janë plotësisht të thyera ndërkohë që poshtë kalon një lumë i cili gjatë reshjeve të shiut fryhet edhe më tepër.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.