Ky është fshati me më shumë 100-vjeçarë në botë, sekretet e jetëgjatësisë së tyre

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.11.2022, 11:23

Jetëgjatësia është një nga misionet më të vështira, por në Sardenjë duket se ia kanë dalë më së miri. Qyteti italian njihet si zonë blu, që tregonte ka jetëgjatësi të madhe të popullit të vet, me përqendrim të lartë të të moshuarve qindvjeçarë.

Megjithatë, në këtë qytet gjendet edhe një zonë super blu, që është fshati Perdasdefogu. Në këtë fshat të vogël me 1780 banorë jetojnë nënë qindvjeçarë dhe njihet nga libri Guinness si një rekord botëror. Shkencëtarët kanë dalë në disa përfundime në lidhje me jetëgjatësinë e banorëve të këtij fshati.

Piuca Lai, e cila festoi ditëlindjen e saj të njëqindtë më 21 shkurt, thotë se nuk e tepron kurrë. Ajo ha pak mish dhe pi shumë pak kafe. Nga ana tjetër, Luisa Salaris, profesoreshë e demografisë në Universitetin e Cagliarit, shprehet se mënyra sesi i qasen stresit këta njerëz luan rol të madh në jetëgjatësinë e tyre.

“Ata kanë lindur 100 vjet më parë dhe sigurisht që nuk e kanë pasur një jetë të lehtë. Kishte edhe zi buke dhe luftë. Por këta njerëz kanë arritur të përshtaten, nëse ka një problem, e zgjidhin shpejt”, shprehet ajo. Adolfo Melis, 99 vjeç, shpjegoi se gjithçka që ha familja e tij vjen nga kopshti.

“Kushtet tona mjedisore luajnë një rol kyç. Ne jetojmë në një vend ku ajri është i pastër. Njëqindvjeçarët tanë lëvizin vazhdimisht në një mjedis të shëndetshëm. Ata mbledhin dru zjarri ose punojnë në kopshtet e tyre.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është se Perdasdefogu ruan ndjenjën e komunitetit. Të moshuarit ende jetojnë në shtëpi, jo në shtëpi pleqsh. Shoqëria është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse nëse ke kontakte të mira shoqërore, kujto dhe flet, jeton mirë”, shton 100-vjeçari tjetër, Vitorio Lai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit