Pamje të frikshme! Një “Spider-Man” hidhet nga çatia 40 metër e lartë e bashkisë gjermane dhe vdes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2022, 11:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 12 në sheshin e Ausburgut, Gjermani.

Mediat lokale kanë raportuar se një 41-vjeçar nga Ausburgu është hedhur nga çatia e bashkisë, rreth 40 metra e lartë pasi kishte qëndruar për më shumë se gjysmë ore aty. Më shumë se një mijë vizitorë në Christkindlesmarkt(Tregu i Krishtlindjeve) panë momentin kur ai u hodh dhe vdiq direkt në vend.

Rreth orës 12:15, në qytet kishte nisur një operacion në shkallë të gjerë. Ndihmës të shumtë nga policia, zjarrfikëset dhe shërbimet e shpëtimit kishin shkuar në sheshin e bashkisë ndërsa rruga përballë bashkisë ishte e rrethuar dhe tramvaji ndaloi. Pavarësisht thirrjeve të psikologëve dhe punonjësve të zjarrfikësve burri i veshur si "Spider-Man" u hodh nga çatia duke kryer vetëvrasje.

Njerëzit ndezën qirinj jashtë hyrjes së bashkisë të shtunën në mbrëmje për të përkujtuar të ndjerin. Autoritetet ende nuk e dinë se cili ishte shkaku që 41-vjeçari vendosi të ndërmerrte një akt të tillë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit