Shqiptarët bëjnë namin me kanabis në Spanjë, dhjetë të arrestuar dhe 44,382 rrënjë të sekuestruara

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2022, 11:10

Garda Civile e Spanjës ka arrestuar dhjetë persona me kombësi shqiptare dhe po heton 2 të tjerë pasi akuzohen si autorë të një krimi të vazhdueshëm kundër shëndetit publik dhe anëtarë të një bande kriminale. Në kuadër të operacionit “PERICULUM" policia spanjole ka çmontuar gjithsej 9 makroplantacione marijuanë, duke sekuestruar 44382 bimë kanabisi në komunat Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo.

Operacioni, i cili është kryer në periudhën mars-nëntor të këtij viti, në rajonet Sobrarbe dhe Ribagorza ka rezultuar në çmontimin e 20 kampeve të fshehura në zona të pyllëzuara të vështira për t'u arritur. Në këto kampe qëndronin të fshehur nga 2-3 shqiptarë që merreshin me kujdesin e plantacioneve dhe ujitjen e tyre. Ata përdornin gjeneratorë dhe gomone për të grumbulluar ujin që nxirrnin nga rezervuarët e afërt.

Kampet e shqiptarëve ishin të pajisur me sisteme alarmi, të cilat njoftonin për praninë e mundshme të një të panjohuri. Përgjegjësit e plantacioneve kalonin deri në 6 muaj banim në këto kampe, duke u furnizuar nga persona të tjerë me materiale pune, ushqime, gaz dhe artikuj bazë çdo muaj.

9 plantacionet që u vendosën ndodheshin në komunat Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo dhe përgjatë fazave të ndryshme të operacionit, ndërhyrja u krye në secilën prej tyre. Për shkak të terrenit të vështirë për të hyrë në disa prej plantacioneve, agjentëve iu desh të ecnin nëpër pyje të dendura për disa kilometra , për të mos u pikasur nga kujdestarët e plantacioneve që kishin vendosur pika vëzhgimi.

Kur agjentët zbuluan plantacionet arrestuan 10 shtetas shqiptarë të moshave 19 deri në 40 vjeç. Policia ka sekuestruar gjithsej 44.382 bimë marijuanë si dhe 20 kampe ku banonin të arrestuarit, 9 kasolle tharëse, 11 pishina uji, 2 gjeneratorë, 5 pompa uji, 10 celularë dhe mjete dhe vegla të shumta të dedikuara për kultivimin, kujdesin, tharjen dhe paketimin e drogës.

Nën hetim janë vendosur dy shtetas shqiptarë, 23 dhe 29 vjeç, vendndodhja e të cilëve ende nuk dihet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit