Përplasi për vdekje 21-vjeçaren greke/ Shqiptari rrezikon 10 vjet burg, akuzohet për vrasje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2022, 08:27

26-vjeçari shqiptar i cili përplasi me makinë studenten greke para pak ditësh në Selanik dhe u largua nga vendi i ngjarjes pritet të njihet me masën e sigurisë ditën e sotme. Shqiptari dhe pasagjeri i tij 19-vjeçar janë në paraburgim pasi u larguan nga vendi i ngjarjes duke e lënë studenten greke të mbuluar në gjak.

Vdekja e 21-vjeçares greke do t'i japë një tjetër rrjedhë ngjarjes pasi tani shqiptari akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Siç shpjegoi avokati i familjes së 21-vjeçarit, ndjekja penale e ngritur ndaj 26-vjeçarit shqiptar parashikon një dënim deri në 10 vjet burg.

Pozicioni i familjes është ta akuzojë atë për vrasje nga pakujdesia me keqdashje. Nuk është vetëm se e ka braktisur por ka bërë gjithçka për t’u zhdukur, nuk ka llogaritur kamerat që fatmirësisht ekzistojnë për trafikun.

E reja e shtruar me plagë të rënda në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou u nda nga jeta mëngjesin e së dielës, duke futur në zi familjen e saj. Prindërit vendosën t'i dhuronin organet e saj për ata që kanë nevojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit