Braktisi vajzën 1-vjeçare, gjendet gruaja që u raportua si e zhdukur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.11.2022, 19:34

Rreth dy javë më parë një grua u raportua nga familjarët si e zhdukur.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se personi në fjalë është arritur që të kontaktohet dhe se është e shoqëruar nga një burrë me të cilin thuhet se bashkëjetonte që nga data e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit.

Sipas njoftimit të Policisë, në momentin e largimit nga shtëpia e bashkëshortit ajo e kishte lënë të braktisur fëmijën 1-vjeçare.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Gjendet personi i raportuar i “Zhdukur”

Prizren, 26 Nëntor 2022

Me date 26 Nëntor 2022,rreth orës 12:00, si rezultat i përpjekjeve te pandërprera te hetueseve policor ,pas ndërmarrjes se veprimeve te duhura hetimore dhe pas publikimit te fotografisë ne rrjetet sociale, është arrite qe te kontaktohet viktima e rastit Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997 e cila ka qene e raportuar nga familjaret e saje si “Person i Zhdukur “ qe nga data 09.11.2022. Dorentina Gashi – Spahiu, është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me te cilin bashkëjeton qe nga data e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit. E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bere me vetë dëshirë ,nuk eshët Kanosur as Detyruar nga askush. Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me date 09.11.2022 ne momentin e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit, e len te braktisur fëmijën ( vajzën ) e saje njëvjeçarë.

Te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bere ne koordinim me Prokurorin e Shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit