Laboratori i kokainës në Fier/ Financuesit të grupi iu vendos përgjues, bisedat i nxorrën zbuluar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2022, 18:35

Pak ditë më parë në Fier u zbuluan 430 kg kokainë brenda 600 thasëve me pleh kimik që kishin ardhur nga Kolumbia.

10 personat e arrestuar janë zbuluar falë përgjimeve dhe ndjekjeve disa mujore. Së fundmi është zbuluar se hetuesit kanë vendosur përgjues në mjetin në pronësi të Nikolin Gjolenës pasi cilësohej edhe si financues i grupit kriminal.

Nga përgjimi i bisedave ka rezultuar se 34-vjeçari Gjolena ka komunikuar me anëtarët e tjerë të grupit për fitimet monetare që do të siguronin nga sasia e kokainës.

Gjatë seancës së sotme ku të arrestuarit u njohën me masat e sigurisë, Gjolena mohoi përfshirjen në trafikun e kokainës. Edhe porositësi i plehut kimik, Viktor Çervanaku, pretendoi se nuk kishte dijeni se në ngarkesë ishin 430 kg kokainë.

Pavarësisht faktit se të gjithë të arrestuarit mbajtën të njëjtin qëndrim gjykata vendosi masën arrest me burg për ta.

Përveç të arrestuarve dhe kolumbianit që është shpallur në kërkim, ka dyshime se në këtë ka të përfshirë edhe persona të tjerë në rolin e finacuesit që jetojnë jashtë Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit