Moti i keq ka goditur ishullin Ischia në Itali duke shkaktuar përmbytje dhe duke i kthyer rrugët në lumenj balte. Në Casamicciola Terme një rrëshqitje dheu goditi disa makina të parkuara, duke i tërhequr zvarrë në det.
Seguiamo da ore con angoscia quanto successo a #Ischia, con il pensiero che va alle famiglie e ai soccorritori che operano con un tempo infame. Mettere in sicurezza l’Italia, da nord a sud, sarà quello su cui tutti dovremo lavorare giorno e notte. pic.twitter.com/tfXyS0XLq7
— Matteo Salvini (@matteosalvinimi) November 26, 2022
Ministri i Brendshëm i Italisë tha më herët se 12 persona rezultojnë të zhdukur pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi një rrëshqitje dheu në ishullin Ischia, pranë brigjeve të Napolit.
Kryebashkiakët iu kanë kërkuar qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre pasi situata është e rrezikshme.
Frana a Casamicciola, 13 dispersi a Ischia: ci sono famiglie e neonati, fango travolge case e auto #casamicciola #ischia #frana pic.twitter.com/8Ng2rPoujU
— Fanpage.it (@fanpage) November 26, 2022
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupin e një gruaje të paidentifikuar ende në Piazza Maio, në Casamicciola Terme. Gruaja, fytyra e së cilës nuk dallohet ka humbur jetën pasi rrëshqitja e dheut e ka marrë para.
#Maltempo a #Ischia Prosegue incessante l'attività di soccorso alla popolazione dell'isola, in particolare a #Casamicciola colpita da una #frana. Anche la #PoliziadiStato al lavoro per ricerca dispersi e aiuto ai cittadini insieme ai @vigilidelfuoco#essercisempre #26novembre pic.twitter.com/E9bVrGxvG1
— Polizia di Stato (@poliziadistato) November 26, 2022