Shokohet turisti polak në Ksamil: Deti është i mrekullueshëm por ka shumë plehra rrugëve

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.11.2022, 15:30

Bashkitë bregdetare duket se nuk po menaxhojnë dot pastrimin e qyteteve dhe rërës në det edhe në fund të nëntorit. E nëse në verë bashkitë u ankuan për fluksin e turistëve, po në nëntor çfarë i pengon të pastrojnë detin dhe qytetin?

Një turist polak ka mbetur i shokuar kur ka parë një plazh aq të bukur si ai i Ksamilit por që fatkeqësisht është zhgënjyer nga mirëmbajtja e qytetit. Plehra dhe papastërti ngado, ishte pamja që i ofroi bashkia këtij turisti, që me gjasë në verë nuk do të dëshirojë të vij në Shqipëri.

"Kam udhëtuar përgjatë Ballkanit. Në Shqipëri jam prej një muaji. Përshtypja ime për Ksamilin është një det i mrekullueshëm që nuk e gjen në vende të tjera. Një diell dhe det kaq i ngrohtë. Në vendin tim temperaturat mund të jenë 7 -8 gradë dhe qiellin me re. Në Shqipëri keni probleme me plehrat. Gjithandej ka plehra në rrugë e ambiente të ndryshme kudo ku kaloj dhe kjo nuk është gjë e mirë" – tha turisti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit