Papa Françesku është vënë në përgjim për një bisedë të fshetë të cilën e ka zhvilluar me një nga kardinalët e tij. Një gjykatë në Vatikan dëgjoi regjistrimin audio midis Papa Françeskut dhe kardinalit Angelo Becciu, i cili është i pandehur. Gjatë bisedës kardinali i kërkon Papës të konfirmojë se ai kishte autorizuar pagesa për të ndihmuar në lirimin e një murgeshë të rrëmbyer në Afrikë.
Regjistrimi është bërë nga një palë e tretë në dhomën me kardinalin Becciu gjatë bisedës telefonike, e cila u zhvillua më 24 korrik 2021.
Shumat e paguara, sipas kardinalit ishin 350 000 euro për firmën britanike dhe 500 000 euro si shpërblim për murgeshën.
Nga zbardhja e përgjimit Papa thotë në telefonatë nuk e mbante mend në mënyrë të qartë dhe i kërkon kardinalit të shkruajë atë që do të dëshironte që Papa të konfirmonte. Sipas ligjit të Vatikanit nuk ka asnjë dispozitë që një Papë të thirret si dëshmitar në gjyq.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.